Në Edinburgh, qyteti antik skocez dhe historia e princeshës së pa fat...

Në Edinburgh, qyteti antik skocez dhe historia e princeshës së pa fat e cila mbeti jetime/ Nga Anila Kadija

730
0

Dhe si gjithmonë, nuk do të mungonte një përshkrim i shkurtër i këtij qyteti me gurë të errët i cili nën rrezet e diellit duket si një tabllo e vjetër ku peneli i mesjetës i ka dhënë ngjyra të pavdekshme ndër shekuj ndërsa nën hijen e reve merr formën misterioze si të ketë lindur vërtetë të gjitha magjitë e Harry Potter nëpër gurët e tij.

Qytet me dy personalitete, Edinburgh. Për ta njohur mirë duhet një vizitë hap pas hapi që një guidë të të përshkruajnë me saktësi çdo gjë. Ka shumë kisha dhe varreza ky qytet, më kot nuk u zhvillua edhe ” tregëtia” e të vdekurve. Duket sa makabër po aq interesant ky fakt i kohrave kur mjekët kirurgë të këtij qyteti u “apasionuan”mbi autopsinë. Me pak fjalë, flasim për vitet kur mjeksia kishte fillimet e saj. Kjo bëhej e mundur vetëm nëpërmjet kufomave. “Ndaj kujdes kur të jeni rrugëve të qytetit vonë, është një histori që mund të vazhdojë..” nënvizon me shaka guida turistike tek udhëton nëpër qytet me autobusin e tyre. Pas trupave të kafshëve filluan të përdornin ato të njerëzve. Ishte disi e frikshme të ishe “turist” udhëtar jabanxhi në ato kohëra nga këto anë.

 

Dy vëllezër skocez të cilët endeshin pijetoreve fokusonin njerëzit e ardhur nga larg, ju ofronin atyre të pinin për ti patur viktima rehat dhe më vonë mjet fitimi nga shitja e tyre në tregun e kirurgjisë dhe autopsisë. Vdekja dhe jeta bashkëudhëtare mendova tek u njoha me këtë fakt. Gjithashtu anestezia e parë u prodhua po në Edinburgh nga Sir James Young Simpson. Nuk mund të mungosh në kafenenë ku autoria e librit të famshëm H.P , J.K.Roëling, investoi kohën e saj për ta shkruar atë. Apo statuja prej bronzi e qenit besnik, fëmijët vijnë aty pasi nuk është një legjendë por histori e vërtetë. Parku I madh poshtë kodrës e cila është krijuar nga shpërthim vullkani mban madhështinë e kështjellës skoceze .

Vetëm të shkelësh atë truall të shpaloset tavolina e rumbullakët me Lancelot. Historia e princeshës së pa fat e cila mbeti jetime kur ajo ishte vetëm gjashtë ditëshe, Mary , mbretëresha e Skocisë, me shpirt të mirë. Tre martesat e saj, të cilat i kondicionua jetën gjithmonë, që e çuan deri në egzekutim kur ishte ende e re. Ajo, është kudo në këtë vend verior, ka mbetur në zemrën e popullit skocez me po atë madhështi karakteri sa vet forca e këtij qyteti gri, me re, me erë të ftohtë, me oqean të paanë, me butësi sysh njerëzish të mirë.

Më ka bërë përshtypje arkitektura e ndërtesës ku punon Parlamenti skocez, një pallat me shumë dritare, modern por edhe shumë ndryshe nga çdo ndërtesë parlamenti që kam parë. Nëse askush nuk të thot gjë, ti mund ti kalosh pranë kësaj ndërtese, pa e kuptuar rëndësinë politike dhe shoqërore e cila ajo ka pasi të jep përshtypjen e një residence banimi. Ndoshta skocezët kanë filluar ti largohen zymtësisë që karakterizon ngjyrës tradicionale të vet qytetit dhe kanë fokusim më të hapur popullor edhe në ndërtimin urbanistike bashkëkohore.

E pëlqeva më shumë se çdo herë tjetër, nuk ishte hera e parë e kjo që e vizitova, pasi ky vend i ngjason njeriut enigmatik që ka vuajtia i ka skalitur një mburojë vetes. Nuk e bënë mik kollaj. Atë e njeh më mirë sa më shumë të rrish me të. Ashtu sikurse njeh më mirë tingujt e gajdez së tyre . Kodra vullkanike i ngjan një luani të shtrirë, ndoshta i lodhur, ndoshta në paqe me retë, erën, qiellin, të ftohtin edhe diellin e veriut. Nuk e dij ju por unë mendoj do të rikthehem që ta njoh edhe më mirë dhe të bëhem mike me këtë qytet antik.