Lajme

Në ditëlindjen e Luanës, Marina zbulon si janë dukur kur kanë qenë të vogla

By vizional

September 02, 2019

 

 

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca feston ditën e sotme ditëlindjen e 28-të.

Me këtë rast, biondja simpatike ka pranuar urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Një urim i veçantë nuk ka munguar as nga motra e saj, Marina Vjollca, me të cilën ka raporte shumë të afërta. Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi atraktive, ndërsa e ka shoqëruar me një dedikim mjaft emocional.

“Gëzuar ditëlindjen bisha ime. Nuk ka kufij shpejtësie në rrugën tuaj drejt suksesit, gjithmonë më e mira do jesh. Të dua pafund gjysma ime”, janë fjalët e Marinës për Luanën.