Në ditëlindjen e futbollistit, Oriola Marashi dhe Eros Grezda konfirmojnë për herë të parë lidhjen (FOTOT NGA SHTËPIA)

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një ndër çiftet më të reja të showbiz-it shqiptar. Ndonëse nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre, ata janë gjithmonë kryefjala e mediave rozë. Mirëpo pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit, çifti duket se tashmë nuk fshihen më.

Screenshot_8.png

Ditën e djeshme, futbollisti ka festuar ditëlindjen dhe ka qenë vetë Oriola që i ka përgatitur tortën. Ajo e ka publikuar në Instastory procesin e gatimit deri në vënien e qirinjve.

 

Nga ana tjetër, edhe Erosi ka postuar të njëjtën tortë duke konfirmuar kështu marrëdhënien e tyre për herë të parë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *