Në disa bashki dalin në shumë vota sesa votues! Kryetari i KQZ:...

Në disa bashki dalin në shumë vota sesa votues! Kryetari i KQZ: Ka vetëm dy mundësi

334
0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka reaguar lidhur me një sërë pasaktësish që janë shfaqur këtë të hënë me përfundimin e numërimit të votave në disa bashki, ku ka rezultuar se ka patur më shumë vota sesa persona që kanë votuar.

Sipas kryetarit të KQZ-së, shifrat e publikuara ditën e djeshme nga ana e institucionit janë marrë përmes telefonit, çka bën që ato të mos jenë zyrtare. Por nga ana tjetër Zguri ka deklaruar se nëse shifrat janë kontradiktore (ashtu siç kanë qenë deri më tani) dy janë mundësinë. Ose kemi të bëjmë me paaftësi në regjistrimin e shifrave ekzakte ose kemi të bëjmë me një tregues të qartë të parregullsisë në zgjedhje. Zguri i ka bërë thirrje kolëgëve të tij në KQZ (shumica zotërohet nga maxhoranca) që të bëjnë gjithçka që kjo paqartësi të marrë fund.

Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë në votim, si dhe numrin e votave për çdo kandidat. Si rregull këto shifra duhet të korrespondojnë. Nëse shifrat janë kontradiktore, ky mund të jetë tregues paaftësie, por edhe tregues parregullsie. Se ç’ka ndodhur në rastin konkret kjo do të zbulohet nga hetimi.

KQZ ka dy mundësi për verifikim, zbulon dhe korrigjon gabimet, shqyrtimi i ankimimeve zgjedhore kundër rezultatit. Për këtë, duhet që subjektet zgjedhore të depozitojnë ankime. Kërkohet bashkëpunimi i subjekteve zgjedhore, që vënë në lëvizje KQZ. Ka rëndësi vënia në lëvizje e procedurës, nëse duam të kuptojmë të vërtetën e këtyre shifrave.

Saktësia e tyre është vendimtare për cilësinë e procesit të 30 qershorit, ndaj KQZ duhet t’i trajtojë me seriozitet. Kolegët e KQZ duhet të bëjnë gjithçka për të sjellë qartësi të plotë”, tha Zguri.