NË DET PËR TË LARË MËKATET/ Shihni fotot e sotme në Divjakë,...

NË DET PËR TË LARË MËKATET/ Shihni fotot e sotme në Divjakë, dhe pse konsiderohet 14 gushti ditë e bekuar

831
0

Nëse do të doje sot të shkoje drejt plazheve e kishe thuajse të pamundur. Por të shohësh këto pamje të plazhit të Divjakës, mendon vërtet se mund të ketë qenë dita më e nxehtë e këtij sezoni sepse të gjithë janë në det, me rroba banjo ose të veshur.

39138581_272759570207721_4447551738676772864_n.jpg

Por nuk është kështu. Ka një bestytni që lidhet me datën 14, dhe meqënëse është data 14 e muajit gusht të pushimeve, madje edhe ditë e martë, lidhet me atë që thonë më të vjetrit, raporton newsbomb.al.

 

39190014_2063792003639001_4341765951146950656_n.jpg

 

“Nëse futeni në det, të martën, në 14 gusht, (sepse janë të dyja) do të thotë se keni larë mëkatet për gjithë vitin”, thuhet nga të vjetrit. Madje, dicka të tillë duket se ka dashur të thotë edhe kryebashkiaku I Divjakës, që pohon se mbi 50 mijë vetë kanë qenë në plazhin e Divjakës ditën e sotme, edhe pse në fakt, duhet të ishte ditë normale pune për ata që nuk kanë pushime, raporton newsbomb.al. Dhe për të shkuar më tej, Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës, e konsideron këtë një ditë të bekuar, por pa e lidhur me bestytninë. Dhe siç duket në fakt nga fotot, të gjithë janë kredhur në det sot për të larë mëkatet.