Aktualitet

Në Çikago u hap edicioni i dytë i Bienalit të Arkitekturës dhe dizajnit

By vizional

September 16, 2017

Në këtë manifestim kulturor për tiparet arkitekturës shqiptare në Sheshin Skenderbeu në Tiranë, foli krybashkiaku Erian Velijaj

Edicioni i dytë i Bienaleve të Arkitekturës dhe Dizajnit në Çikago(CAB)është ekspozita më e madhe e arkitekturës dhe dizajnit në Amerikën e Veriut,duke treguar ndikimin transformues  në rrafshin global të krijimtarisë dhe inovacioneve.Bienalja e sivjetme përmban 141 praktikues nga më shumë se 20 vende, duke përfshirë këtë herë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, që është trajtuar me përkushtim tema bosht për vitin 2017,,Bëni një histori të re,,.

 

Në manifestimin e sotëm kulturor në dritën e të arriturave të arkitekturës dhe dizajnit në Çikago, lidhur me planin urbanistik me trajtat tradicionale shqiptare në Sheshin Skenderbeu në Tiranë, të pranishmit i njoftoi me një fjalë të rastit Erion Velijaj, i njohuri si kryebashkiaku më i suksesshëm për kryeqytetin shqiptar.

Në Qendrën Kulturore Preston Bradlej ku mbahej festa e Bienalit të Arkitekturës dhe Dizajnit, pos shumë musafirëve të ftuar morën pjesë përfaqësues të SHSHA-së, të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë dhe të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Çikago.

Në mozaikun kulturor në fushën e arkitekturës dhe të dizajnit që tashmë ka bërë një traditë të mirë të aktivitetit në rrafshin amerikan dhe ndërkombëtar dhe Tirana do të jetë edhe në të ardhmen shumë afër me projektet e nduarnduarta që do të zhvillohen dhe do të vëhen në planin urbanistik në Çikago dhe me gjerë, u tha në këtë festim të edicionit të dytë për Arkitekturë dhe Dizajnë.

Erian Velijaj pati rastin të takojë Daniel Shure,mikun e respektuar të popullit shqiptar,,Ambasadorin e Nderit,të Shqipërisë dhe Këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë si dhe sekretarin e SHSHA-së Mahmut Skenderi,me të cilët ka biseduar për lidhjet më të forta në mes institucioneve të shtetit shqiptar dhe si thanë ata, Tirana zyrtare të jetë më afër me diasporën shqiptare në Amerikë dhe me institucionin ekonomiko-financiar në të miqëve hebreikë dhe amerikanë në Çikago. Si thuhet në kumtesën e SHSHA-së për opinioin,në takimin e sotëm Erian Velijaj është njoftuar me nismën në Çikago, ku në shkurt të vitit 2018, në Muzeun Holokaust dhe në Odën Ekonomike Izarel-Amerikë do të organizohen dy ngjarje të rëndësishme në Muzeun Holokaust në Skokie do të vëhet Pllaka Përkujtimore: Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe organizimi i Konferencës Ekonomike për Investime në Shqipëri. Këto të dhëna të aktivitetit të programuar për relacionet e bashkëpunimit Çikago-Tiranë, kryebashkiaku Erion Velijaj i mirëpriti dhe premtoj se përkitazi me këlo nisma do të njoftoj kryeministrin Edi Rama, thuhet në kumtesën për opinion të SHSHA-së në Çikago.