‘Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz’, Gjiknuri nga Vlora: Ne...

‘Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz’, Gjiknuri nga Vlora: Ne jemi përfaqësuesit e denjë

390
0

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët e rajonit Nr.1 dhe të njësisë Novoselë ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak Dritan Leli.

 

Në fjalën e tij, Gjiknuri insistoi se Partia Socialiste as nuk blen e as nuk shet vota por figurat kryesore politike të saj po goditen për qëllime të pastra politike.

 

‘Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz. Ata (PD) nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep pa qënë këtu. Pra, praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste. Sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje, ata mjaftohen duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike dhe duan të nxisin njerëz për dhunë. Ne nuk do ti lejojmë. Ne jemi vërtet përfaqësuesit e denjë të Vlorës ndaj Vlora na voton’, theksoi Gjiknuri.

 

Drejtuesi politik i socialistëve në këtë Qark Damian Gjiknuri tha se fushën e lojës e braktisi Partia Demokratike ndaj ftoi qytetarët të votojnë më 30 Qershor për Partinë Socialiste si alternativën më të mirë qeverisëse.

 

“Ata duan të tërhiqen nga gara dhe kërkojnë përmbysjen me dhunë të pushtetit, duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës. Akuzojnë Kryeministrin e Shqipërisë për një bisedë krejt normale se thotë “A arrite objektivin?!”. -Po!..” Po, mor po, Ne jemi parti me objektiva elektoral! I vendosim vetes qëllime elektorale dhe i arrijmë. Kemi mbështetje, kemi njerëz dhe kemi struktura. Ne jemi ata që as na blen e as na shet njeri. Por po ka një gjë që e blen shpirtin vlonjat është fjala e mbajtur dhe puna e bërë”, theksoi Gjiknuri.