Në 2-vjetorin e martesës, Jonida Vokshi tregon momentin më të lumtur të...

Në 2-vjetorin e martesës, Jonida Vokshi tregon momentin më të lumtur të jetës së saj

339
0

Jonida Vokshi celebron sot 2-vjetorin e martesës  me Besnik Krapin dhe çdo ditë ajo është mirënjohëse për bekimet që ka në jetën e saj. Gjatë këtyre dy viteve, ata janë bërë prindër të një vajze që quhet Emi dhe në fotot e përvjetorit të martesës, Jonida ka ndarë edhe foton që ka fiksuar momentin më të lumtur të jetës së saj:  çasti kur i pa për herë të parë bashkë Besnikun dhe vajzën.

“Foton e fundit e postoj për herë të parë, po është momenti më i lumtur i jetës sime kur ju pashë të dyve bashkë”, shkruan në dedikimin e saj Jonida.