Ndryshon vendimi për qarkullimin, lëvizje e lirë për në punë deri në 8 të mëngjesit dhe kthim 16:00-17:00

Kryeministri Edi Rama njofton ndryshimet e reja për lëvizjet me automjete në Shqipëri si pasojë e koronavirusit.

Kështu të gjithë ata që duhet të shkojnë në punë me makinë janë të lirë deri në orën 8 të mëngjesit dhe kthimi pa problem nga ora 4 deri 5 e pasdites.

“Sapo kemi mbaruar konsultimet e qeverisë në distancë! Të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites

Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë.

Shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit per 3 vjet dhe sekuestrimin e automjetit!

Qeveria do të publikojë nesër aktin – normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në përfundimin e kësaj lufte për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo shqiptari” shkruan Rama.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *