Ndryshon provimi i patentës

Ndryshon provimi i patentës

803
0

Drejtoria e Transportit Rrugor ka rishikuar testin e patentës, duke hequr nga lista 1000 pyetje të konsideruara si “ngatërrestare” si edhe ka korrigjuar 1500 pyetje të tjera, për shkak se kishin gabime drejtshkrimore apo fjalë të tepërta.

 

Marrja e këtyre masave erdhi pas një rishikimi të 4870 pyetjeve zyrtare të testit teorik, pas një shqetësimi të vazhdueshëm të aplikantëve të rinj, të cilët në shumë raste jepnin përgjigje të gabuara për shkak të pyetjeve problematike.

 

Ndërkaq, një tjetër risi në drejtim të testimit për pajisje me leje drejtim lidhet me monitorimin live të të gjithë procesit në 13 drejtoritë rajonale. Paralelisht, aplikantët mund të ushtrohen edhe online, në faqen zyrtare të institucionit për testimin teorik, një shërbim që deri më tani nuk ishte i mundur.

 

Një vit më parë ka hyrë në fuqi vendimi për testin e patentës, ku gabimet e lejuara për të marrë teorinë do të jenë deri në 4. Instruktorët thonë se kushti me 4 gabime është penalizues për disa kategori që e kryejnë mes vështirësive sociale dhe ekonomike kursin e lejes së drejtimit.

Shperndaje