Ndryshojnë rregullat për tregjet e fruta-perimeve, reagon AKU “Duke filluar nga nesër…”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar së fundmi në Facebook një sërë rregullash për tregjet e fruta-perimeve që nisin nga dita e nesërme. Sipas këtij njoftimi shitësit dhe blerësit duhet të kenë doreza dhe të mos prekin direkt me duar produktet në shitje si dhe tezgat do të mbulohen me qese për të evituar kontaminimin nga spërklat e pështymës.

 

Njoftimi i AKU-së vijon si më poshtë: “Beteja për të ndalur dhe mposhtur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, nuk do të ndalet deri në fitoren finale të saj. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit. Së fundmi AKU i’u bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:

 

1.Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plastmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave.

 

2.Të gjithë shitësit, por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit. Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimëshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

 

Theksojmë se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga AKU, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve. #SëBashkuJaDalim

Frikë Aspak, Kujdes Po

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *