Ndryshohen krerët e Tatimeve e Doganave, Shehaj zv/ministre

Ndryshohen krerët e Tatimeve e Doganave, Shehaj zv/ministre

414
0

250276_mKryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në drejtimin e institucioneve Tatimore dhe Doganore.

Rama ka liruar nga detyra drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj, ndërsa në vendin e saj ka emëruar Vasilika Vjeron, ish-drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Briseida Shehaj pas lirimit nga detyra nga Tatimet është emëruar zv/ ministre e Ekonomisë.

Briseida Shehaj drejtoi Drejtorinë e Tatimeve për 3 vite, që pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Ndërsa drejtoresha e re Vasilika Vjero, para drejtimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka qenë drejtoreshë e Financave në Bashkinë e Tiranës në kohën që e drejtonte Rama.

Kryeministri Rama ka shkarkuar edhe drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu, ndërsa në vendin e saj ka emëruar Bella Ekonomi.