Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe President nga populli”, propozimet e Alfred Moisiut

Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe President nga populli”, propozimet e Alfred Moisiut

320
0

Në një deklaratë për mediat ish- Presidenti, Alfred Moisiu u bëri thirrje palëve politike në Shqipëri për t’i dhënë fund krizës.

Ai ka kërkuar dialog të menjëhershëm në të mirë të vendit.

Sipas tij kriza politike po dënon procesin e hapjes së negociatave në një kohë kur tetori për një tjetër vendim është shumë afër.

Pjesë nga deklarata

Hapja e negociatave është prioritet për vendit tonë, në shtyrjen e vendimit ka ndikuar hezitimi i disa vende të BE dhe kriza në vend.

Hapja po përdoret si instrument i luftës politike mes opozitës dhe mazhorancës. Deri në tetor është kohë e paktë për të bindur palët. Është koha e fundit për dialog mes palëve për të gjetur një zgjidhje në favor të popullit dhe jo në kurriz të tij.

Përdorimi i shprehjeve luftënxitëse, apo përçarje, dhunimi institucioneve, mungesa e dialogut mes partive kryesore, etj, gjithë këto faktorë kanë çuar në cenim të sigurisë, dhe demokracisë së brishtë shqiptare, që po cenojnë imazhin e vendit në botë, veprime që bien ndesh me dëshirat e popullit dhe integrimin e vendit

Gjendja e krizës ku ndodhet vendi, në vend qe t’i bënte te reflektonin dhe te nga kjo, palët politike kanë vendosur interesat personale dhe partiake mbi interesat e vendit

Kjo situatë duhet të marrë fund përmes një reformimi të thellë dhe një pakti kombëtarë për integrimin

Ju drejtohemi partive politike, dhe cilitdo që ka zë në vendim politik për:

  1. Mbrojtjen e integritetit të institucionit të zgjedhjeve.
  2. Pranimin e faktit se ndryshimet kushtetuese të 2008 prishën ekuilibrat e sollën pasoja negative për vendin
  3. Ndryshimin e procesit zgjedhor, dhe zgjedhjen e Presidentin nga populli
  4. Forcimin e kompetencave qe garantojnë kushtetueshmëri duke hequr dore nga pritshmëria që krizat të zgjidhen me ndërhyrje nga jashtë
  5. Në funksion të rritjes së besimit te procesi zgjedhor forcat politike të rikthehen në dialog institucional:

a- Garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

 b- KQZ e organet vartëse të respektojnë kërkesën ligjore, numëruesit të mos jenë përfaqësues apo                  militant për të shmangur çdo përplasje

c- Të hetohen individët e përfshirë në trafikun e votës e të forcohet ligji

 d- Rregulla strikte për financimin e partive

e- Të forcohen masat ndëshkimore për standardet etike të sjelljes në Kuvend

  1. Kuvendi e shoqëria civile të zgjedhin një Komision të Posaçëm për ndryshime përkatëse kushtetuese e ligjore.
  2. Pakt kombëtar ku të përcaktohet niveli kur do të lejohen ndryshime në administratë në rast ndryshimesh të pushtetit.