Ndryshimi drastik i Adele; 31-vjeçarja rrëfen se e urrente palestrën dhe falë...

Ndryshimi drastik i Adele; 31-vjeçarja rrëfen se e urrente palestrën dhe falë kësaj diete humbi 22 kilogramë

372
0

 

Ndërsa Adele ka bërë për vete miliona njerëz me zërin e saj unik, duket se do të jetë frymëzim gjithashtu për miliona njerëz pas transformimit drastik të saj.

 

31-vjeçarja ka rënë mbi 20 kilogramë dhe 90% e këtij procesi ka ardhur  falë mbajtjes së një regjim që të dikton si të hash në mënyrë të zgjuar. Duke qenë se Adele nuk  është një tip sportive sipas trajneres së saj Camila Goodis, këngëtarja ka zgjedhur t’i humbasë kilogramët e tepërt përmes dietës.

 

 

Dieta ‘sirtfood ’ përfshin disa ushqime të veçanta që funksionojnë duke aktivizuar zinxhirë të proteinave të caktuara në trup, të njohura si sirtuins. Sipas shkencës, këta agjentë antioksidues veprojnë si mbrojtës që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes, forcojnë metabolizmin dhe rregullojnë inflamacionin e trupit, duke ndihmuar kështu në shkrirjen e yndyrës.

 

 

Studimet kanë zbuluar gjithashtu se dieta sirtfood mund t’i ndihmojë njerëzit të humbin deri në 3 kg brenda një jave.

 

Sado kompleks dhe shkencor tingëllon ky plan, dieta ju inkurajon të përfshini disa nga përbërësit më të zakonshëm të kuzhinës, si portokall, çokollatë të errët, majdanoz, shafran Indie, laker kale, madje edhe verë e kuqe.

 

Meqenëse është një regjim kufizues  nuk është një plan diete afatgjatë për humbjen e peshës.

 

Duke ndarë disa sekrete të tjera, Adele gjithashtu ka pranuar që ka hequr nga regjimi i saj sheqerin.