Ndryshimet në ligjin ‘për partitë’-KQZ: Ministria e Financave të akordojë fondet shtesë

Ndryshimet në ligjin ‘për partitë’-KQZ: Ministria e Financave të akordojë fondet shtesë

473
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), i kërkoi sot Ministrisë së Financave që të akordojë fondet shtesë për të implementuar ndryshimet e fundit ligjore që lidhen me monitorimin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se ndryshimet në ligjin “për partitë politike” të miratuar nga Kuvendi më 22 maj, ngarkojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me përgjegjësi dhe detyra shtesë, përsa i përket financimit të partive politike dhe monitorimit të shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve ligjore, KQZ në një kohë rekord, nxori të gjithë aktet nënligjore të cilat do të mundësojnë zbatimin e ligjit për monitorimin e fushatës zgjedhore.

Plotësimi i kuadrit ligjor u bë me asistencën e Këshillit të Evropës dhe Institutin Demokratik Amerikan dhe KQZ, në bashkëpunim me to, trajnoi financierët e partive dhe ekspertët financiar, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në procesin e financimit të partive politike.

Ne kete kuader, KQZ i kërkon Ministrisë së Financave fond shtesë për të implementuar ndryshimet e fundit ligjore për të bërë të mundur monitorimin e fushatës për zgjedhjet e datës 25qershor 2017. Ndërkohë, pas shpalljes publike të KQZ-së në media, deri tani kanë shprehur vullnetin e tyre 24 auditë teknicien. Menjëherë sapo Ministria e Financave të akordojë fondin e kërkuar, KQZ do të emërojë auditët kontabël, të cilët do të fillojnë kontrollin dhe monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, thuhet ne deklaraten e KQZ-se.