Aktualitet

Ndryshime në qeveri

By vizional

December 11, 2019

Në mbledhje ne sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka riformatuar kabinetin e qeverisë.

Rama ka emëruar në detyrën e zv.minitrit 3 persona dhe është liruar nga detyra një tjetër.

Vëllai i futbollistit shqiptar Igli Tare, Agron Tare është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky i fundit u lirua nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës më 6 mars.

Nina Guga, drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa”, është emëruar në postin e zv.ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me Oltion Rrumbullakun.

Ky i fundit ishte një prej emrave të propozuar nga Rama për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, garë e cila u zhvillua në nëntor të vitit të shkuar.

Ndërsa nga detyra është liruar Redi Shtino, 11 muaj pas emërimit në postin e zv.ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 Dhjetor 2019