Ndoka tregon se çfarë i thanë amerikanët Ramës

Ndoka tregon se çfarë i thanë amerikanët Ramës

285
0

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në ‘Repolitix’, deklaroi se sot edhe faktori ndërkombëtar ka ndryshuar qëndrim në raport me Ramën dhe rilindjen.

Ai tha se në vizitën e fundit të Ramës në SHBA , atij ju tha qartë se është shkaktari i krizës politike në vend, dhe për këtë duhet t’i japë një zgjidhje.

Edhe në pjesën ndërkombëtare ka filluar smontimi i Ramës, kjo shihet tek qëndrimi i SHBA-ve. Sot para takimit si opozitë, patëm dhe një takim me një personalitet nga SHBA, i cili ishte i interesuar për krizën, por edhe për qëndrimin e opozitës. Madje vizita e fundit e Ramës në SHBA, në një farë mënyre ja thanë qartazi që je shkaku kryeso për krizën në Shqipëri dhe duhet t’i japësh zgjidhje. Me Trump bëri vetëm një foto disa sekonda’, deklaroi Ndoka.