Ndodh në Tiranë, shoferi i dehur aksidenton 4 kalimtarë në trotuar

Ndodh në Tiranë, shoferi i dehur aksidenton 4 kalimtarë në trotuar

408
0

Një áksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Llazi Miho në Tiranë, ku një mjet ka përplasur në trotuar 4 kalimtarë, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit. Sipas njoftimit të Pòlicisë thuhet se shtetasi A.L, 49 vjecc, ka qenë në gjendje të dèhur në momentin kur ka shkaktuar áksidentin, ndërkohë që është vënë në pranga pas ngjarjes.

Njoftimi i pòlicisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit : A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë. Árrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”,  duke drejtuar mjetin në gjendje të dèhur në masën 0.64 mg/l, ka humbur  kontrollin e mjetit,  dhe është ngjitur në trotuar duke áksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.