Ndodh e papritura! Nusja thërret policinë para dasmës: Nuk dua të martohem,...

Ndodh e papritura! Nusja thërret policinë para dasmës: Nuk dua të martohem, s’më pëlqen dhëndri

349
0

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Indi, ku një grua ka anuluar dasmën pak para se të martohej, duke telefonuar madje policinë dhe i thënë se nuk i pëlqente burri me të cilin do të kurorëzohej.

Sipas mediave të huaja, kjo ndodhi pak para se ceremonia të fillonte pranë qytetit Ramtek në rrethin Nagpur në Maharashtra, Indi.

Raportohet se ajo i tha policisë se nuk donte të martohej me burrin sepse ishte e dashuruar me dikë tjetër. Ndërkohë, familjarët e dhëndrit u zemëruan kur gruaja i njoftoi ata se po anulonte dasmën dhe filluan debatet midis anëtarëve të familjes.

Inspektori Pramod Makeshëar së bashku me oficerët e tjerë të policisë Ramtek nxituan në vendin e ngjarjes dhe morën anëtarët e dy familjeve në komisariat.

Raportohet se anëtarët e familjes pasi u qetësuan në stacionin e policisë, ranë dakord që dasma të anulohej. Ndër të tjera, thuhet se nusja i ishte ankuar nënës së saj një javë para dasmës se nuk donte të martohej me atë djalë, por ajo nuk donte ta dëgjonte dhe ta ndihmonte të anulonte dasmën.