Lajme

Ndjenjë therjeje, pickime dhe dhimbje këmbësh gjatë natës, ja nga çfarë mund të vuani

By vizionc

January 26, 2020

Sindroma e këmbëve të lodhura është një çrregullim neurologjik që karakterizohet nga djegia, pickimi, dhembja dhe ndjesi të tjera të pakëndshme që lidhen me gjymtyrët e poshtëm. Ndjesitë janë të pakontrollueshme dhe simptomat shfaqen më së shpeshti natën kur një person shtrihet për të pushuar. E gjitha kjo kur trupi prehet në qetësi dhe këmbët fillojnë të djegin, të therin apo të dhembin. 10% e popullsisë vuan nga kjo sindromë e çudtishme e cila e ka gjenezën në sistemin nervor. Çfarë e shkakton? Në shumicën e rasteve, shkaku i sindromës së këmbëve të shqetësuara është i panjohur, por besohet se nivelet e ulëta të hekurit në tru mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për këtë çrregullim. Në shumë raste, duket se lidhet me faktorët apo kushtet e mëposhtme: Sëmundje kronike të tilla si dështimi i veshkave dhe diabeti Shtatzënia, veçanërisht në tremujorin e fundit Përdorimi i alkoolit Mungesa e gjumit.