Ndjekësi e vë në siklet për Albi Nakon, por ja si ia...

Ndjekësi e vë në siklet për Albi Nakon, por ja si ia kthen Klaudia Pepa!

481
0

Ata i dhanë fund romancës vetëm 3 vite pasi kurorëzuan dashurinë, por Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë treguar se ruajnë një marrëdhënie miqësore mes tyre.

Ndërsa balerina i është fokusuar karrierës në Itali, koreografi po përflitet prej kohësh për lidhjen me Alba Hoxhën.

Klaudia Pepa hyri sot live për miqtë e saj të Instagram-it, ku u shfaq bashkë me nënën, motrën dhe gjyshen.

Dhe një nga pyetjet drejtuar balerinës së njohur lidhej me ish-bashkëshortin e saj: “Ku e ke Albin?”.

Dhe Klaudia shumë qetësisht iu përgjigj:

“Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin”, ndërsa i drejtohet motrës: “Apo jo? Po po, se jemi të mira”.

Më pas ajo i përgjigjet pyetjes së një tjetër ndjekësi, që është kurioz të di nëse është ende beqare: “Po, jam akoma beqare”.

Komentet në profilet e Klaudiës dhe Albit vazhdojnë të jenë diçka e zakonshme, ndërsa të dy kanë treguar se mes tyre nuk ka hatërmbetje.