
Me 100 kate dhe mbi 300 metra në ajër, ndërtesa Edge është ndërtesa më e lartë në hemisferën perëndimore.
E gjendur në Manhatan, kulla e saj rrotullohet 360 gradë. Fansat e adrenalinës do të kënaqen pamasë në dyshemenë e qelqtë të saj, e cila është praktikisht e pashkatërrueshme. Mund të hidhesh mbi të, të shtrihesh dhe të shohësh makinat që lëvizin poshtë si milingona.
Xhiroja fillon me hipjen në ashensor, e cila zgjat 52 sekonda. Dyert e ashensorit shndërrohen në kinema të vogla, pasi aty shfaqen pamje mahnitëse të Manhatanit.
Teksa ashensori arrin katin 100, retë zëvendësojnë pamjen e qytetit.
Për një çmim prej vetë 38 dollarësh, kjo eksperiencë fantastike mund të përjetohet nga ju.