Ndërron jetë sundimtari më jetëgjatë arab, Sulltani Qaboos bin Said Al Said...

Ndërron jetë sundimtari më jetëgjatë arab, Sulltani Qaboos bin Said Al Said i Omanit

405
0

 

Sundimtari më i gjatë i botës arabe, Sulltani Qaboos bin Said Al Said i Omanit, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

 

Ai nuk qëndroi pak në pushtet, përkundrazi, ai udhëhoqi plotësisht jetën politike të Omanit për gati 5 dekada.

 

Mësohet se muajin e kaluar ai u kthye në shtëpi pasi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe trajtimit në Belgjikë. Raportimet shprehen se ai vuante nga kanceri. Ai gjithashtu ishte i pamartuar dhe tashmë nuk ka një trashëgimtar apo pasardhës që mund të trashëgojë postin e tij.

 

“Me pikëllim të madh dhe trishtim të thellë … gjykata mbretërore vajton vdekjen e Sulltan Qaboos bin Said, i cili ndërroi jetë të Premten,” u shpreh në një deklaratë gjykata mbretërore, duke njoftuar tre ditë zi kombëtare.

 

Në moshën 29 vjeçare ai rrëzoi babain e tij, Said bin Taimur, në një grusht shteti pa gjak me mbështetjen britanike. Ai ishte një sundimtar ultra-konservator, i cili ndaloi një sërë gjërash, duke përfshirë dëgjimin e radios ose veshjen e syzeve të diellit, dhe vendosi se kush mund të martohet, të shkollohet ose të largohet nga vendi.

 

Sulltan Qaboos menjëherë deklaroi se ai synonte të krijonte një qeveri moderne dhe të përdorte paratë e naftës për të zhvilluar një vend që në atë kohë kishte vetëm 10 km (gjashtë milje) rrugë të asfaltuara dhe tre shkolla.

 

Sulltani si titull qeverissës është vendimmarrësi kryesor në Oman. Ai mban edhe postet e kryeministrit, komandantit suprem të forcave të armatosura, ministrit të mbrojtjes, ministrit të financave dhe ministrit të punëve të jashtme.