Ndërron jetë Chris Cornell, zëri i Soundgarden dhe Audioslave

Ndërron jetë Chris Cornell, zëri i Soundgarden dhe Audioslave

476
0

Ndërroi jetë papritur në Detroit në moshën 52 vjeçare Chris Cornell, zëri i Soundgarden dhe Audioslave. Agjenti i tij, Brian Bumbery, ka konfirmuar lajmin duke thënë se edhe gruaja familja e rokerit janë të tronditur për ndarjen e tij nga jeta në mënyrë “të papritur dhe të papandehur”. Mjekët po hetojnë për shkaqet dhe familja kërkon respektimin e privatësisë. Cornell ishte një nga zërat më të përfaqësues të lëvizjes “grunge” i lindur në Seattle në vitete ’90 dhe në të cilën bënin pjesë edhe Nirvana, Pearl Jam dhe Alice in Chains.