Kronike

Ndërroi jetë pasi porositi kafen, miqtë dedikime prekëse ndaj 24 vjeçarit: Mbrëmë dëfryem, sot na preve krahët…

By vizionc

January 02, 2020

Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën 24- vjeçari Meleq Allhidri nga Prrenjasi.

 

Mësohet se sapo ka hyrë në një bar-kafe, ai ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme, ku ka ndërruar jetë. Ndërkohë dyshohet se shkak i vdekjes të ketë qenë ataku kardiak.

 

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale ndaj të riut, ku miq, shokë dhe familljarë kanë shprehur tronditjen që kanë ndjerë nga kjo fatkeqësi. Ata pohojnë se nuk do ta harrojnë kurrë dhe se mungesa e Allhidrit do të ndjehet gjithomë.