Aktualitet

Ndërrimi i gjakut në muajin mars, çfarë shkakton në trupin tonë?

By vizional

March 19, 2018

Ndryshimet stinore ndikojnë në ritmin biologjik të organizmit të njeriut. Trupi dhe truri janë të parët që përjetojnë ndryshimin e stinëve. Ato shoqërohen me rritje të temperaturave, zgjatjen e ditës dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit. Trupit të njeriut i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime. Kjo është arsyeja pse njerëzit ankohen shpesh për lodhje të tepruar, këputje, mungesë përqendrimi. Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Në fakt kjo shihet si një periudhë tranzicioni në të cilën i gjithë organizmi i njeriut bën përpjekje për t’u ambientuar me stinën që vjen. Ardhja e pranverës ka edhe pasoja negative. Sistemi që preket më shumë është ai kardiovaskular. Mekanizmi është shumë i thjeshtë, pasi të gjithë e dinë se nga të ftohtit trupi i njeriut tkurret. Për pasojë dhe enët e gjakut.

 

Duke pasur një seksion më të ngushtë në venat e gjakut, ndodh rritja e tensionit mbi vlerën normale. Aty ku venat e trurit ose të zemrës janë të ngushtuara ose të dobëta ndodhin infarktet.

 

Po ashtu duke u rritur tensioni, venat e gjakut çahen. Prandaj këshillohet që ata që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardiovaskular të bëjnë një vizitë që në fillim të stinës.