Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8, që goditi Turqinë në mbrëmjen e 24 janarit, rreth orës 20:55, u mori jetën 41 personave.
kerkim shpetim
Mediat turke raportojnë se Presidenti i AFAD, Mehmet Güllüoğlu ka njoftuar se grupet e kërkim shpëtimit kanë mbyllur ndërprerë kërkimet.
Në deklaratën e bërë nga AFAD këtë mëngjes (28 janar), thuhej se “përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit që shpëtuan nga rrënojat 45 persona përfunduan duke arritur të nxjerrin edhe qytetarin e fundit nga rrënojat. Trajtimi i 84 qytetarëve, 16 prej të cilëve janë në kujdes intensiv, po vazhdon.”