
Arti shqiptar është në zi, pasi ka humbur yllin e kinematografisë, aktorin e madhe dhe regjisorin, Rikard Ljarja. Ndarja e tij nga jeta ka hidhëruar pa masë botën e artit, por edhe shqiptarët, që janë rritur me filmat e tij. Në një reagim të trishtë, aktori Petrit Malaj shpreh dhimbjen që i ka shkaktuar ikja e “Dedës”.
“U shua nje tjeter far i familjes se madhe te artisteve tane. Nje far aspak i zakonshem, por i tille qe drita i duket prej se largu e nuk do te mund t’i shuhet askurre”, shkruan Malaj mes të tjerash.
Mesazhi i plotë:
Ka kohe te çuditshme si keto qe kalojme, te cilat bashke me lajme te hidhura e dramatike te nje perditshmerie krejt te pazakonte, te japin edhe goditje te tjera, te cilat nuk i pret e as nuk je gati t’i pranosh! U shua nje tjeter far i familjes se madhe te artisteve tane. Nje far aspak i zakonshem, por i tille qe drita i duket prej se largu e nuk do te mund t’i shuhet askurre.
Mik, mentor dhe bashkeudhetar i mire, nje shkodran “par excellence”, fisnik e zemerqeshur. Nje shpirt i bukur, mbrujtur me madheshti e humor te thelle. Nje mendje e hapur, e bukur po aq, ngarkuar me urtesi dhe dije te rralle.
Rikard Ljarja, zgjodhi te largohet pa zhurme e buje, ne nje kohe kur vemendja eshte tjeterkund e te gjithe rendin ti fshihen se padukshmes. Sikur kerkoi t’i vidhej rrezikut e te shkonte ne paqe ne rrugen e vet, pa bezdisur askend.
Ky profesionist i madh, u be pilaster i dhjetera produksioneve filmike, regjisor e aktor i paimitueshem, i dashur e i adhuruar per shumekend. Statura e tij atërore, zeri kumbues dhe loja e tij jashte se zakonshmes, bene qe cdo film e rol t’i kthehej ne embleme dhe per publikun te kthehej ne nje hero, ashtu siç rrallekush e meriton ende vertetesisht.
Rikard Ljarja, per mua mbetesh nje shkolle e vertete mendimi, qe nga ajo kohe kur pata fatin te te kisha regjisor tek filmi “Kur hapen dyert e jetes”. Te luaja me pas krah teje, si tek “Viktimat e Tivarit”, ishte nje tjeter privilegj per te cilin mbetem mirenjohes!
Kujtimet s’po me lene te qendroj askund, rrjedhin pa pasur ndermend te ndalojne,…fjalet jane sa te teperta, aq edhe shume pak!…Per mua, mik dhe koleg, vella i madh dhe udherrefyes, shok dhe baba, diti t’i bente te gjitha me elegance, skrupuj dhe mençuri, si rrallehere di t’i beje njeheresh nje njeri me fame. Madheshtia e tij me ben sot t’i perulem bashke me shume e shume artiste e njerez te thjeshte. Keshtu, ne kete menyre po kaq te cuditshme si kohet qe kalojme, pa u pershendetur as per here te fundit, pa u pare e pa u mbledhur si zakoni i shqiptarit e do. Kjo ikje pa zhurme e buje, pa ceremoni e formalitete, e ben me te prekshme dhimbjen, me te rende ndarjen e me te pameshirshem boshllekun, heshtjen dhe erresiren, si ato qe le pas shkeputja nder yjësi e nje ylli te madh e plot drite!