Ndahet nga jeta prej Covid-19, Kasem Hysenbelliu, pronari i njohur i mediave

Ndahet nga jeta prej Covid-19, Kasem Hysenbelliu, pronari i njohur i mediave

405
0

 

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, Kasem Hysenbelliu, pronar i njohur i disa mediave në Shqipëri, për shkak të COVID-19.

Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

  1. Kasem Hysenbelliu ishte vitet e fundit, President i “Fax News”. Më parë, ai administronte News 24 dhe gazetën Panorama.

Hysenbelliu themeloi dhe e administroi televizionin Fax News që nga tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4-vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin televizionin të pavarur në vend dhe aktualisht, Fax News, që u përpoq ta shndërronte në zërin e njerëzve të thjeshtë.