Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e të...

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli.

387
0

Lajmi konfirmohet nga familjarët për newsbomb.al. Mësohet se Sadija ka ndërruar jetë para një orë në spitalin e Neurologjisë ku ndodhej prej një jave. Ikja e saj vjen dy vite pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Agolli. Sadije Agolli, ka qenë bashkëshoqëruesja e pandarë e tij, mikja, lexuesja e redaktorja më e mirë. Ajo e përjetoi pafundësisht humbjen e shkrimtarit dhe në një intervistë dhënë për mediat dy javë më parë, tha se këto dy vite pa Dritëroin kanë qenë tmerrësisht të vështira..Letrat e dashurisë mes Sadije e Dritëro Agollit janë të mahnitshme dhe ngjallin interes të jashtëzakonshëm për lexuesit, pasi janë shembulli i një dashurie që forcohet bashkë me kohën. Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta dy fëmijëve të çiftit, vajzës Elonës dhe djalit Artan Agollit.