Ndahet nga jeta kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo

337
0

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo. Mësohet se Lalo ka mbyllur sytë në moshën 68-vjeçare në një spital privat në Tiranë nga një atak kardiak. Së fundmi, kompozitori ishte pjesë e jurisë në një nga spektaklet televizive të drejtuar nga Marina Vjollca, e cila konfirmon edhe vdekjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan: “Miq te dashur, me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer. Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”. Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne per njeriun e paperseritshem te muzikes shqiptare. U prehte ne paqe!” Lalo ka kompozuar filma të njohur të kinematografisë shqiptare.

 

Disa nga kompozimet e Aleksandër Lalos

 

Tingujt e harresës (1996) (TV)

 

Historiani dhe kameleoni (1989)

 

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

 

Dy herë mat (1986)

 

Fjalë pa fund (1986)

 

Asgjë nuk harrohet (1985)

 

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

 

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

 

Një vonesë e vogël (1982)

 

Shi në plazh (1982)

 

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

 

Thesari (1981)

 

Gëzhoja e vjetër (1980)

 

Nusja (1980)

 

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

 

Tomka dhe shokët e tij (1977)

 

Dimri i fundit (1976)

 

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

 

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

 

Odiseja e tifozëve (1972)

 

Të shoh në sy(1986)

 

Një gjeneral kapet rob (1980)