NANA RAMIZE:” Zgjedhjet në familjen tonë janë traditë”

NANA RAMIZE:” Zgjedhjet në familjen tonë janë traditë”

317
0

Më 24 Maj 1992 për lagjen e Smakajve në Cernicë, shtëpia jonë u bë qendra e votimit, dhe erdhën me qindra votues të cilët votuan për Ibrahim Rugovën President të Kosovës dhe për deputetët e Parlamentit të Kosovës!

 

Në atë kohë Babi ishte në gurbet duke punuar në Zvicër dhe Nana ishte shefja në shtepi!

 

Ndonëse ishte me rezik dhe me pasoja të mundshme nga regjimi serb, Nana nuk na pengoi, por përkundrazi na përkrahu dhe lejoi që shtëpia jonë të ishte njëra nga vendet ku do të zhvilloheshin votimet për Kosvën!

 

Familja jonë duke qenë pasardhëse e stërgjyshit Sylejman Sylejmani, luftëtarit me armë në duar në Grykën e Kaçanikut kundër hordhive pushtuese turke, ishte e denjë dhe meritore për të pritur votuesit e zgjedhjeve të para në Kosvën që hidhte hapin e parë në ndarjen parlamentare nga Serbia pushtuese!

 

Në të gjitha zgjedhjet Nana ishte votuese e rregullt dhe ajo ishte ushqyese dhe bartëse e natyrshme e dashurisë nda Atdheut në familjen dhe shtëpinë tonë!

 

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na gjeti me armë në duar e të rreshtuar denjësisht në radhët e saja!

 

Zgjedhjet parlamentare të pasluftës së UÇK-së, ishin ngjarje të cilat forconin gjithnjë e më shumë demokracinë dhe forcimin e funksionimin e shtetit dhe pjesmarrja në to ishte ngjarje e natyrshme!

 

Në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, Nana në moshën 79 vjeçare jo vetëm ishte e gatshme, por ishte edhe insistuese qe me gjithë vështirësitë që ia shkakton mosha, të shkonte e të hidhte votën e sajë, duke deklaruar se edhe pse kam dhembje të këmbëve do të më ndihmojnë Iliri e Kushtrimi dhe do të votoj!

 

Faleminderit Nanë!

 

Me votën Tënde në moshën 79 vjeçare, Ti nderove fisin Tënd të Hoxhajve të Cernicës, na nderove e na obligon neve passrdhësve Tuaj, që të vazhdojmë të nderojmë format demokratike te zgjedhjeve dhe të shprehjes qytetare euroatlantike!

 

Me këtë votë në këto votime, të cilat do të vazhdojnë të forcojnë shtetin demokratik e ligjorë dhe do të sjellin ndryshimet e mëdha pozitive kombëtare e shtetërore në Kosovë, Ti do të mbetesh përgjithmonë e nderuar dhe me respekt në familjën tonë, e cila është familja Jote!

 

Faleminderit Nana Ramize!

 

Urime Kosovë zgjedhjet!

 

Urime dhe suksese partisë fituese së këtyre zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019!

 

Ismet Sylejmani

Cernicë, 6 Tetorë 2019!