Nafta sot, 29 Qershor 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun...

Nafta sot, 29 Qershor 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

540
0

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të djeshëm nuk është reflektuar ditën e sotme në tregun vendas, për shkak të zhvlerësimit të dollarit amerikan. Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 133.40 lekë për litër, në rënie me 0.20% në krahasim me sesionin e djeshëm. Zhvlerësimi i ndjeshëm i dollarit amerikan, që sot këmbehet me një kurs mesatare prej 116 lekë, ka bërë që ecuria e naftës në tregjet ndërkombëtare të mos reflektohet në tregun vendas.

Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 89.6 lekë për litër, ose 67% e çmimit total.