”Na mbyti fukaralliku” ç’ankesë ka Olti Curri ndaj Arbanës?

”Na mbyti fukaralliku” ç’ankesë ka Olti Curri ndaj Arbanës?

975
0

Që Arbana e dashuron ushqimin, për këtë nuk kishim as më të voglin dyshim, por përveç drekave dhe darkave të vazhdueshme me familjen, apo miken e saj të ngushtë Xhemin, nuk e kishim parë të shtronte ndonjë drekë a darkë për miqtë. Më saktë, nuk kemi parë ndonjë fotografi në Instagramin e saj.  Moderatorja simpatike pritet të nxjerrë së shpejti  në treg librin e saj të dytë me receta gatimi, e si rrjedhojë ka dëshirë që këto kohë miqtë e saj të provojnë gatimet që do të jenë pjesë e librit, me siguri të suksesshëm si ”Receta për njerëzit që dua”.

 

Të ftuarit e saj ishin mikja e saj e ngushtë Xhemi Shehu, blogeri i njohur Olti Curri dhe mikja e tyre e përbashkët Maria. Arbana është kujdesur të kenë ushqim të bollshëm ndërsa në story me shaka ka shkruar: – “Ky nuk ha aq sa duket”, duke iu referuar Oltit për shkak të peshës së tij.

 

 

Por Olti nuk ka ngelur edhe aq ”i kënaqur” nga darka, pasi sipas tij tavolina ishte e varfër sa më s’ka. “Ja me kët fukarallikun tonë”- dëgjohet në videon e ndarë prej tij në Instagram,por ja që qenka krejt e kundërta. Arbana ua ka mbushur tavolinën plot miqve, por ndoshta Olti priste ndonjë nga pjatat tradicionale që të mbushin mirë e mirë.