“Na duhen deri në 10 javë masa të ashpra”, Merkel e thotë...

“Na duhen deri në 10 javë masa të ashpra”, Merkel e thotë troç: Nëse nuk arrijmë të ndalojmë virusin britanik…

283
0
German Chancellor Angela Merkel puts on her a mask at the end a press conference following a meeting of states’ leaders on the coronavirus situation in Berlin on October 14, 2020. (Photo by STEFANIE LOOS / various sources / AFP)

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha deputetëve në partinë e saj konservatore se ajo pret që masat shtrënguese në Gjermani do të jenë në fuqi deri në fillim të prillit, shkruan gazeta Bild. Merkel shprehu shqetësim dhe për variantin britanik të virusit që është në qarkullim, që sipas saj mund të çojë në rritje të papërballueshme të rasteve.

 

“Nëse nuk arrijmë ta ndalojmë këtë virus britanik, atëherë do të kemi 10 herë më shumë raste deri në Pashkë, “paralajmëroi Merkel, raporton Reuters.

 

“Na duhen tetë deri në 10 javë të tjera masa të ashpra,” ka thënë kancelarja gjermane, ndërkohë që Gjermania vijon të përballet me numra të larta të infektimeve dhe jetëve të humbura.

 

Zhvillimi në Irlandë ka treguar, se sa shpejt mund të përhapet virusi. Aty brenda një kohë të shkurtër, ka pasur një dhjetëfishim të shifrave të infektimit, shkruan agjencia Reuters.

 

Ndërkohë disa media gjermane e kanë kundërshtuar një publikim të gazetës “Bild” sipas së cilës, Merkel ka bërë të ditur në këtë takim, se masat e ashpra të Coronës do të zgjasin edhe tetë deri në dhjetë javë. Sipas mediave, në këtë takim ka pasur ujdi, se kjo varet shumë nga ajo, se sa shpejt do të përhapet virusi, shkruan Reuters.