Aktualitet

“My name is krim”, Dako dhe përgjimet, rrjeti shpërthen në meme

By vizional

June 07, 2019

Zhvillimet politike kanë pasuar gjithmonë me reagime të ndryshme në rrjet. Pavarësisht seriozitetit dhe nivelit të rëndësisë edhe përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe zyrtarëve të tjerë të PS nuk i kanë shpëtuar talljes, ironisë, humorit grotesk në rrjetet sociale.

Deklarata e Vangjush Dakos se i ka duart akullore, nuk mund të mos ishte pjesë e memeve që kanë mbushur internetin dhe as emra si Avdylaj, Arta Marku, Ulsi Manja etj. Ka nga ato që e shohin problemin tek gjermani. Shihni disa prej tyre