Kulture

Muzika Shqiptare në krizë të thellë.

By vizional

September 02, 2023

Muzika Shqiptare në krizë të thellë.

Muzika shqiptare është futur dhe kapur rob nga pseudo artistë po si muzika dhe kinematografia,regjisor hobesh në film, muzikë apo aktor dhe menaxher projektesh artistë të vetquajtur këngëtarë regjisor apo aktor. Të futesh në gjuhën kinematografike do shumë stil mendje laps dhe letër,po ashtu dhe muzika do bagazh do poezi,do melodi do dëgjueshmëri ,që vjen sē brendëshmi,dhe bagazh të tejskajshëm muzikor.

Dikur performohej në skenat direkt ku kishim tekste “Pune,aksioni për shokët dhe shoqet ”por edhe dashurie. Çfarëdo që teksti të ishte me përmbajtje revolucionare kishim pentagram ,vije muzikore dhe melos.

Sot youtube është mbushur me shume epitete me emra arti lagjesh dhe epitete të muzikës si ,Goni Farukut Gimi Sadetes , Eqeremi Kadriut Bilbili Hysniut, Visi Nuries etc. Problemi më i madh qëndron tek këta bilbila të këngës si popullore apo të ndonjë kēnge tjetēr,tē vetshpallur bilbila ashtu dhe zhanreve të tjera me sqep të thyer ,sepse nga askushi vetquhen dhe dikushi nē vetvete. Fatkeqësi e madhe për kulturën fatkeqësi e madhe për folklorin fatkeqësi e madhe për fjalën shqipe fatkeqësi e madhe për vetë kulturën muzikore shqiptare dhe artin.

Pasuria më e madhe e kësaj muzike nuk është melosi,si në muzikën popollore dhe atë të moderuar,por edhe atë të tipit pop folk,popullor, por pasuri është zhargoni liket, dhe fabulat ordinere në fjalët e zhargonit të përditshëm që çdo kush flet dhe në target grupin e pëlqimit të ketyre zhanreve dhe llojin e kulturës muzikore, që dëgjohet dhe publikohet në rrjetet sociale.

Tekstet janë coptuar,poetëve janë lënduar kockat,ata që sjanë më midis nesh,e ketyrë që ende jetojnë me fjalën.Tek-tuk mbyllin veshët me gisht , tek ndihen të shqetësuar dhe fatkeq që forcën e kanë të paktë pothuajse fare,mbi të drejtën e fjalës vargut,apo shqetësimin që shkatërron ,muzikën dhe fabulat.Fjali dhe vargëzime në vargje që këto nuk gjenden në vargëzimin gegërisht në asnjë kohë të shkuar,trajtë dhanore rrasë paskajore,apo drejtshkrimore dhe as në fjalorin Shqip prej dhjetra mijëra fjalësh.

Fatkeqësi e madhe që muzika kinematografia ,nuk ka një forum kritikësh muzike kinemaje, në Shqipëri që të përcaktojnë me detaj deri në ndalimin dhe prodhimin e kësaj teorie fitimi ,duke përdhosur ose duke plagjatuar melosin poezinë vargun,filmin kinemagrafinë në forma fitimprurëse dhe fabula këngësh.Fabula këngësh marramendëse të një kalibri dhe zhargoni poetik kaotik,për vetë pasurinë e vargut toskërisht gegërisht,apo melosin Shqip.

Me keqardhje po ju them,dalngadalë në muzikën,shqipare do këndohet si dikur, kur dëgjohej me kënaqësi dhe fshehurazi kënga e Raxhit dhe Ritës si në indi me përkthim shqip dhe melodine saj,por dhe për atë qē po u këndua larg qoftë kështu,ata do tē mbajnë lart melosin indian dhe s’do ta lëshojnë kurrë të drejtën dhe autorsinë pa asnjë teori analitike muzikore,atë që  ata do ta  mbrojnë dhe do ta mbajnë fort gjënë e tyre.

Gazetar Alfred Meminaj