Mutacioni i ri Covid-19 përhapet në 5 vende; Ja pse është ndryshe...

Mutacioni i ri Covid-19 përhapet në 5 vende; Ja pse është ndryshe nga i pari

416
0

Një lloj i ri i koronavirusit mësohet se është përhapur në Skoci, Uells, Danimarkë dhe Australi pasi u vu re për herë të parë në Angli, thonë shkencëtarët.

 

Anëtarët e Konsorciumit të Covid-19 Genomics (COG-UK) thanë sot se mutacioni i virusit ishte shfaqur në Angli dhe më pas u përhap në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

 

Një prej tyre paralajmëroi se ky version i ri i Covid po përhapet më shpejt sesa lloji dominues, i cili u soll nga ata që pushuan në Spanjë në verë.

 

Sekretari i Shëndetësisë njoftoi ekzistencën e një lloji të ri Covid dje dhe tha se dukej se lidhet me një shpërthim të rasteve në Londër dhe Jug-Lindje.

 

Ekspertët thanë sot se nuk kishte prova të forta se ky version mund të përhapet më shpejt, por që po rritet me një ritëm shumë më të madh se çdo lloj tjetër në vend, gjë për të cilën ata ‘shqetësohen’.

 

Ekziston një shqetësim se lloji mund të jetë një formë që nuk njihet mirë nga sistemi imunitar dhe se vaksinat mund të mos jenë aq efektive. COG-UK tha se po e heton dhe gjithashtu po shikon nëse ndonjë nga këto mutacione po kontribuojnë në rritjen e përhapjes së virusit.

 

Profesori Tom Connor tha: “Është mjaft e qartë se ajo është përhapur më gjerë dhe po përhapet në pjesë të tjera të vendit”.

 

Të paktën 1.000 njerëz raportohet se kanë këtë formë të virusit që kur u zbulua në fund të shtatorit.

 

Burimi: Tiranapost