Mustafa Nano: Shipëria, makineri që prodhon vetëm injorantë dhe idiotë!

Mustafa Nano: Shipëria, makineri që prodhon vetëm injorantë dhe idiotë!

1284
0

“Ngjela një idiot, Moikom Zeqo, i sëmurë psikik. I shokuar nga Shkreli”

 

Mustafa Nano nuk tërhiqet nga “teza” e tij se nëna e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është sllave. I ftuar në emisionin “Oktapod”, ai i është përgjigjur ashpër kundërshtuesve si Spartak Ngjela për të cilin tha se është “një idiot”. Historianin Moikom Zeqo, Mustafa Nano e ka quajtur “të sëmurë psikik”, duke thënë se përgjigjen e tij nuk argumentoi me fakte historike. Ndërsa për Artan Shkrelin, Nano tha se është i shokuar me përgjigjen që i dha. “Unë nuk jam Skendërbegolog, nuk jam njohës i madh i tij, unë merresha me një detaj të caktuar, dhe Shkreli merrej me këtë që kjo është tezë sllave. E çdomethënë kjo, ka historianë sllavë që janë të shkëlqyer, transmeton Neësbomb.al. Si mund të thuash ti teza sllave, kjo është një llor racizmi, prandaj jam i shokuar nga Shkreli. Ose Moikom Zeqo, ai kishte bërë një shkrim që vetëm thoshte mjaft, mjaft me këtë mjaft me atë. Pse të thashë unë që Ngjela është idjot. Sepse ky marrëdhënien me Europën e lidh vetëm me Naton, Europa është një univers kulturor është një gjë shumë më e madhe. Nuk mund të thuash që ky është islamik i paguar dhe i shitur. Vura re një tronditje të Moikomit derisa mu duk i sëmurë psiqik”, tha Nano. I pyetur nga gazetari për reagimet e publikut, Nano është shprehur se Shqipëria është e mbushur me injorantë. “të jesh një makineri e tillë që prodhon vetëm idiotë, ne jemi me fat që jemi akoma gjallë”0është shprehur Nano.