Aktualitet

Musacchio nuk mjafton, Milan transferon edhe një mbrojtës (FOTO)

By vizional

June 24, 2017

 

Milan kërkon edhe një përforcim në mbrojtje. Mateo Musacchio iu bashkua Milanit gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Villarreal. Por, ardhja e tij nuk i zgjidh të gjitha problemet në mbrojtjen e klubit nga San Siro. Mediat italiane raportojnë se trajneri Vincenzo Montella ka identifikuar një objektiv të ri, përcjell “lajmi.net”. Milan është i interesuar për transferimin e Gonzalo Rodriguez, i larguar së fundmi nga Fiorentina dhe ende pa klub për sezonin e ardhshëm. Rodriguez ka oferta nga Lazio, Olympiacos dhe Racing në Amerikën e Jugut.