Mundësi e madhe për studentët shqiptarë! Universiteti Amerikan i Bullgarisë mbërrin në...

Mundësi e madhe për studentët shqiptarë! Universiteti Amerikan i Bullgarisë mbërrin në Tiranë

145
0

Qëllimi kryesor i UAB-së është edukimi i qytetarëve, të aftë për të përballuar sfidat e tranzicionit ekonomik në Evropën Juglindore dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në demokraci, sipërmarrje private, përgjegjësi civile dhe tolerancë ndaj kulturave të ndryshme.

Nga Ervin Kurti

Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ka organizuar mbrëmjen e djeshme në Hotel Rogner një takim me nxënës të shkollave të mesme, prindër dhe të afërm, ndërsa nuk kanë munguar as përfaqësuesit e Universitetit, studentë, e ish-studentë të këtij universiteti. Në këtë mbërmje madhështore, të pranishmit janë njohur me sukseset e Universitetit Amerikan të Bullgarisë (AUBG) si dhe janë prezantuar programet e këtij universiteti. Gjithashtu, këshilltarët e universitetit kanë qenë të pranishëm duke iu përgjigjur nxënësve të interesuar rreth të gjitha pyetjeve në lidhje me aplikimet, studimin në UAB, jetën në kampus si edhe mundësitë e financimit përmes bursave të ndryshme. UAB është themeluar në vitin 1991 me mbështetjen e qeverive Amerikane dhe Bullgare. Qëllimi kryesor i UAB-së është edukimi i qytetarëve, të aftë për të përballuar sfidat e tranzicionit ekonomik në Evropën Juglindore dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në demokraci, sipërmarrje private, përgjegjësi civile dhe tolerancë ndaj kulturave të ndryshme. Në vitin 1991, në hapjen e tij, Universiteti kishte plot 208 studentë, kryesisht nga Bullgaria. Sot, në 2017-ën, studentëte UAB-së janë mbi 1.000 të rinj nga mbi 40 vende të botës. UAB ndjek modelin arsimor tradicional amerikan “artet liberale”, ku nxënësit kombinojnë njohuritë nga disiplina të ndryshme, duke hapur rrugën e tyre drejt një arsimimi më të mirë professional. Studentët e UAB-së gjithnjë kanë zënë pozicione udhëheqëse në kompanitë ndërkombëtare me reputacion, administratat shtetërore dhe OJF-të anembanë botës. Në vendin e origjinës së UAB-së, Bullgari, studentët janë ndër profesionistët me performancë më të mirë, sipas vlerësimit zyrtar të Ministrisë së Arsimit.

5 drejtimet akademike, të vlerësuara nga Ministria janë: Ekonomi, Shkenca Kompjuterike, Administrim Biznesi, Shkenca Politike, Gazetari dhe Mas-media.

 

Në 4 nga 5 sferat e listuara, alumnit e UAB-së janë vlerësuar me nivelin më të mirë të të ardhurave personale

 

loading...