“Mund të kisha vdekur” historia e kësaj 22 vjeçareje do t’ju bëjë...

“Mund të kisha vdekur” historia e kësaj 22 vjeçareje do t’ju bëjë të mos përdorni kurrë më qirinjtë aromatikë

496
0

Duhej të ishte një mbrëmje e zakonshme mesjave, por të mërkurën e kaluar Farrah Lorrel Fraser u gjend përballë një rreziku që ndoshta jo vetëm ajo, por as lexuesit tanë nuk e çojnë në mendje. Njëzetedyvjeçarja britanike punon prej disa kohësh natën si ndihmëse në një qendër të moshuarish, daj përpara se të nisej për punë vendosi të bënte një dush të shpejtë e më pas të merrte një sy gjumë, pa ditur se aroma ndjellëse e qiriut aromatik që kishte ndezur mund t’i kishte kanosur seriozisht jetën.

‘’Ndeza një qiri me aromë vaniljeje dhe qumështi dhe hyra për të bërë dush.Pasi përfundova së thari flokët, e spostova qiriun në dhomën e gjumit dhe mendova të flisja para se të nisesha.  Nuk e di çfarë ndodhi, por u zgjova nga të lehurat e vazhdueshme të qenit. Kur u zgjova m’u duk sikur isha në një aktivitet paranormal. Nuk arrija të merrja frymë, nuk hquaja asgjë edhe pse drita isha e ndezur dhe teshtija vetëm blozë. Lajmërova menjëherë zjarrfikësit dhe ambulancën”-ka rrëfyer së fundmi ajo për ‘’Mirror”. Mjekët që e vizituan i këshilluan të bënte menjëherë terapi me oksigjen për të shuar çdo dyshim helmimi nga monoksidi i karbonit. Sipas forcave zjarrfikëse, nëse Farrah do të ishte zgjuar qoftë 10 minuta më vonë gjërat do të ishin fatale për të,

Në një studim të bërë nga ADEME (Agence de l’Environnement et de la maîtrise de l’énergie) shkencëtarët francezë analizuan substancat që ndodhen në këta qirinj, duke nënvizuar ndërkohë edhe rreziqet që bartin ato në lidhje me shëndetin. Hulumtimi i tyre tregoi se flaka e këtyre qirinjve emeton në mjedis substanca volatile që e bëjnë ambientin e shtëpisë të pashëndetshëm. Për me tepër, prania në shtëpi e substancave të tjera si detergjentët larës dhe verniqet, e rrisin edhe me shumë efektin dëmtues te tyre. Nga analiza ata konstatuan se qirinjte e tillë përmbajnë benzen, toulen, formaldehide, etilbenzen, suren, acetaldeid, hidrokarbure aromatike policiklike, si dhe oksid azoti në sasi të mëdha që ndikon drejtpërdrejt tek aparati i frymëmarrjes duke rritur rrezikun e problemeve si astma dhe inflamacioni i mushkërive.