Kuriozitete

Mund të jetoni pa kafe; Ja si ka ndikuar pandemia dhe çfarë po ndodh me pijen më të dashur

By vizional

August 30, 2021

Vietnami ka rritur shqetësimet për furnizimin global të kafesë për shkak se ndodhet nën bllokim nga pandemia e koronavirusit. Qendra eksportuese e Ho Chin Minh ndodhet nën masa të rrepta kufizimi për shkak të variantit delta të koronavirusit.

Vietnami është prodhuesi kryesor i robusta, kokrrave me shije të hidhur që përdoret në kafenë e çastit dhe në ekspres. Aktualisht çmimet e rubustas janë rritur me rreth 50 %.

Bllokimi i qytetit jug-lindor të Ho Chi Minh do të thotë se eksportuesit e Vietnamit po përpiqen të transportojnë mallra, përfshirë kokrrat e kafesë, në portet për dërgesë në të gjithë botën.

Kufizimet e udhëtimit paraqesin një problem tjetër për eksportuesit tashmë të ballafaquar me një mungesë serioze të kontejnerëve të transportit dhe kostove të larta të transportit.

Qyteti dhe portet e tij janë një pjesë kyçe e rrjetit global të transportit detar që shkon nga Kina në Evropë.

 

Shoqata e Kafe-Kakaos Vietnam dhe organizata të tjera tregtare i kanë bërë thirrje qeverisë së vendit të lehtësojë kufizimet për të ndihmuar në shmangien e vonesave të mëtejshme të dërgesave dhe kostove të lidhura me të.

 

Javën e kaluar, ministri i transportit i Vietnamit iu përgjigj shqetësimeve duke urdhëruar autoritetet rajonale në jug të vendit të ndërmarrin veprime për të lehtësuar ngarkesat e panevojshme në transportin e mallrave, përfshirë kafenë.

 

Çështjet me të cilat përballen prodhuesit vietnamezë janë vetëm problemi i fundit që goditi industrinë e kafesë.

 

Brazili, prodhuesi më i madh në botë i kokrrave të kafesë premium arabica, ka përjetuar gjithashtu mungesa të prodhimit për shkak të thatësirës dhe ngricave. Sipas raporteve, dëmi nga ngricat ishte aq i rëndë sa disa fermerë kanë thënë se duhet të rimbjellin pemë, që do të thotë se u duhen deri në tre vjet për të rifilluar prodhimin e kafesë.

 

Burimi:Tiranapost.al.