“Mrekullia” e pandemise, rikthen ujkun gri në habitatin e tij natyror

Një ujk i vetmuar ëshët fotografuar në Normandi, pamje kjo që kishte munguar prej më shumë se një shekulli në veriun e Francës.

I kapur nga një kamera sigurie, ujku europian gri shfaqet në filmim duke ecur në fshatin Londinières.

Ekspertë në zyrën franceze të biodiversitetit, të cilët monitorjnë popullatën e species, konfirmuan se pamja ishte me shumë mundësi vërtetë ajo e ujkut gri.

Ujqërit kanë jetuar në Europë që në kohërat e lashta, por ujku i gri europian është cilësuar i zhdukur në Francë që në vitet 1930, pas gjuetive pa limit, kryeshit nga fermerët.

Duket se karantina që ka sjellq pandemia ka bërë që dhe një specie e tillë të rikthehet në habitatin e  saj të dikurshëm.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *