Motoçiklistit i prishin ëndrrën për ti rënë botës përqark, i vjedhin “Rebekën”

Motoçiklistit i prishin ëndrrën për ti rënë botës përqark, i vjedhin “Rebekën”

346
0

Turi për ti rënë botës përqark me motor nuk ka shkuar si duhet për një motoçiklist meksikan.

Entuziazmi i tij është zbehur sapo ka mbërritur në Catania, pasi i kanë vjedhur motorin e tij jeshil  tip KTM 690 enduro R.

“Rebecca” është vjedhur, nëse dikush në Itali mund të më ndihmojë, unë jam mirënjohës “, ka shkruar Bernardo Logar  në Facebook.

Postimi u rishpërnda nga mijëra përdorues, ndërsa shumë njerëz u solidarizuan me të duke apeluar për gjetjen e mjetit të vjedhur dhe ftesën ndaj hajdutëve për t’ia rikthyer atë.