
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin ku për pasojë ka humbur jetën një person. Mësohet se viktima është një 27 vjeçar me iniciale S.V., i cili është përplasur nga një motoçikletë. Ndërkohë bëhet me dije se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentitit dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.