Lajme

Moti për sot, vranësira dhe reshje

By vizional

April 03, 2019

 

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore. Pasditja sjell shtim të vranësirave dhe intervale me reshje shiu në të gjithë vendin. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ku reshjet të izoluara mbeten prezente në zonat Juglindore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 4°C zonat malore deri në 21-22°C zonat e ulëta dhe bregdeti. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.