Ballkani po vazhdon të jetë në influencën e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Kontinentale të cilat po mbajnë temperatura të larta në vendin tonë. Edhe nesër moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në Ultësirën perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mesditës. Temperaturat min dhe max Zonat malore 7/24°C Zonat e ulëta 8/29°C Zonat bregdetare 16/28°C