Moti për ditën e sotme 26 Qershor 2019

Moti për ditën e sotme 26 Qershor 2019

378
0

Moti për ditën e sotme do të dominohet nga kthjellime, si dhe vranësira kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore, duke gjeneruar shira të izoluar. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me kthjellime.

 

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijnë në rritje në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 15 gradë Celcius në mëngjes deri në 37 gradë Celcius në mesditë.

 

Era do të vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 kilometra në orë, në drejtimin kryesisht verilindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.