Lajme

Moti për ditën e sotme 24 Janar 2020

By vizional

January 24, 2020

Vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat gjatë paradites do të jenë të fokusuara në zonat lindore. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Lezhës me 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 3 ballë